​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

Aktuale

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

Më: 5 mars 2026 Në ora: 08:33 Përditësuar në ora: 12:54 më 05.03.2026
Hashim Thaçi dhe të tjerë

​Gjyqtari Gosnell njofton për afatet në gjyqin ndaj Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Hetuesi i forenzikës digjitale, Christopher Kelly e ka nisur dëshminë e tij gjatë ditës së djeshme. Pas kundërpyetjeve të mbrojtjes, palët kanë diskutuar për planifikimin e afateve dhe hapat e mëtejshëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë.

Gjyqtari i vetëm në këtë çështje gjyqësore, Christoph Gosnell përmes urdhrit gojor ka caktuar disa afate që lidhen me periudhën para fillimit të provave të mbrojtjes.

Gosnell cakton afatet në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

“Mbrojtësja e pavarur do të dorëzojë raportin e fundit deri më 13 mars 2026. ZPS-ja duhet të përgjigjet ose më saktë të dorëzojë çdo mocion që lidhet me çështje që janë ngritur në atë raport si dhe njoftimin sipas rregullës 129 deri më 18 mars 2026. Mbrojtja duhet të dorëzojë parashtrimet sipas rregullës 130 brenda 19 marsit 2026. Çdo mocion tjetër në mbështetje të kësaj kërkese apo parashtrime në mbështetje të kësaj kërkese duhet të dorëzohen brenda 25 marsit 2026. Përgjigjet duhet të dorëzohen brenda 1 prillit 2026. Me kaq mbyll urdhrin e parë gojor”, ka njoftuar gjyqtari Gosnell.

Ekipet mbrojtëse i kanë thënë gjykatësit se edhe ata do të paraqesin provat e tyre, për cka Gosnell ka pyetur nëse tri javë do të ishin mjaftueshme për të përfunduar me të gjithë dëshmitarët e mbrojtjes.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se seanca e paraparë për ditën e nesërme është anuluar dhe që gjykimi shtyhet deri në njoftim tjetër.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë. 

​Përfundon dëshmia e hetuesit të forenzikës digjitale në rastin “Thaçi dhe të tjerët” për pengim të drejtësisë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshmia e Christopher Kelly.

Ky dëshmitar, i cili punon me kohë të pjesshme për ZPS-në për të bërë hetime forenzike digjitale, dje ka folur për ekzaminimet që i kanë bërë telefonave të të akuzuarve dhe disa dëshmitarëve.

Hetuesi i forenzikës digjitale është dëshmitari i tretë dhe i fundit i ftuar nga Prokuroria në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Dëshmia e tij sot zgjati shkurt, ku avokati i Bashkim Smakajt, Jonathan Rees kërkoi vetëm 20 sekonda kohë.

Paraprakisht, seanca u ndërpre në mungesë të avokatit të Fadil Fazliut, David Young.

Dje ka përfunduar dëshmia e ekspertit të kriminalistikës në Institutin e Kriminalistikës në Holandë, Koen Herlaar.

Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë, janë deklaruar të pafajshëm para trupit gjykues.

Prokuroria pretendon se posedon dëshmi, përfshirë audio-incizime nga Qendra e Paraburgimit në Hagë.

Edhe avokatët mbrojtës kanë kundërshtuar këto pretendime, ku kanë thënë se provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë kryerjen e veprave penale për çka akuzohen.

Hashim Thaçi dhe të tjerët akuzohen nën pretendimet se gjatë vizitave më 2023 në Hagë, të njëjtit i kanë dhënë udhëzime dhe informacione konfidenciale dëshmitarëve për gjyqin për krime lufte.

Ish-presidenti, Hashim Thaçi akuzohet edhe për krime të pretenduara të luftës, bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.

Fjalët përfundimtare për këtë rast janë thënë gjatë muajit shkurt.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin nga katërshen e UÇK-së. Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, ku edhe mbrojtja ka thënë se nuk ka asnjë provë që argumenton pretendimet e ZPS-së.

Tashmë çështja i ka kaluar trupit gjykues, i cili ka tre muaj kohë për të marrë vendimin final dhe nëse ka nevojë do të kërkojë edhe kohë shtesë. Kjo pritet të ndodhë për shkak të dosjes voluminoze.

Deklarimet përmbyllëse kanë nisur me datën 9 shkurt dhe kanë përfunduar me 18 shkurt.

Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së ka nisur më 3 prill 2023 - gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

------

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Dëshminë do vijoj dëshmitari i tretë i ZPS-së, Christofer Kelly, i cili është i treti dhe i fundit i thirrur nga Prokuroria.

Si hetues i forenzikës digjitale, Kelly punon si kontraktor me kohë të pjesshme për Dhomat e Specializuara të Kosovës, së paku për dy vitet e fundit.

Ky ka përpiluar dokumentin e parë me mesazhe me anë të së cilave, sipas Prokurorisë, u dakorduan takimet ku u fol për dëshmitarë e të dhëna konfidenciale të rastit të madh “Thaçi dhe të tjerët”, që u dorëzua më 14 dhjetor 2023.

Një lugë gjelle me stomak bosh djeg 12 kg në javë

MetaForm

Nëse flen kështu, po plakesh më shpejt!

QUINN

Fuqi e fortë edhe pas 70 vitesh! Receta është e thjeshtë

Testoy

Por, kur iu kërkua të fliste për mesazhe konkrete midis Hajredin Kuçit dhe dëshmitarit Rrustem Mustafa, eksperti mbajti ligjërata se si funksion aplikacioni Whatsapp.

Prokuroria nxori sërish tabelën me mesazhet dhe thirrjet nga telefoni i djalit të Fadil Fazliut, Fahriut, të cilat ky i nisi dhe pranoi nga komandant Remi.

Eksperti i krahasoi të dhënat dhe gjeti se Fahriut i mungonin disa mesazhe.

Eksperti, në këtë rast i Whatsapp-it, tha se megjithatë dikujt mund t’i fshihen mesazhet nëse lë opsion lënien e përkohshme të tyre me mekanizëm brenda.

Ndërkaq për takimin e Bashkim Smakajt dhe Bislim Zyrapit në “Gizzi”, tha se u bazuan në gjeo-lokacionin e dy iphone-ve të të dyve, në të njëjtën kohë.

Dëshmitari nuk konfirmoi gjë nga takimi përveçse këta dy kishin kontakte të paktën nga fillimi i 2020-ës para se të dihej konfirmimi i aktakuzës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat