Hoti i reagon Grudës

Aktuale

Hoti i reagon Grudës

Më: 25 prill 2026 Në ora: 14:28
Deputeti i LDK-së Avdullah Hotin

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti tha se qasja e rishikimit të buxhetit është abuzuese me paranë publike dhe është në kundërshtim të plotë me ligjin për menaxhimin e financave publike.

Hoti tha se s’ka parë “qasje me abuzuese dhe joserioze” dhe këtu bëri një koment të shkurtë për deklaratën e deputetit të PDK’së Përparim Gruda, i cili pak më herët tha se ka pasë pritje më të mëdha nga ministri Murati.

“Po unë s’kam pritje tjera, deputeti Gruda kishte pritje tjera, ndoshta është deputetë më i ri dhe ka pritje tjera prej jush. Po unë jam mësuar me juve. Abuzim pas abuzimi. Shkelje ligjore pas shkeljes ligjore”, tha Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat