27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Aktuale

27 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Më: 2 maj 2026 Në ora: 07:33
Foto ilustrim

Sot mbushen 27 vjet nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat