Skender Hoxha aderon në PDK

Aktuale

Skender Hoxha aderon në PDK

Më: 12 maj 2026 Në ora: 15:01
Pamje nga takimi

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur kolonel në listën e partisë, Skender Hoxhën, ish-komandant i Brigadës 124 të UÇK-së, ish-atashe ushtarak i Kosovës në Zagreb dhe Komandant i Gardës Kombëtare.

Parmes një postimi në Facebook, Hamza tha se Hoxha për dekada ka qenë pjesë e rrugëtimit të Kosovës nga lufta çlirimtare deri te ndërtimi dhe forcimi i institucioneve të sigurisë së shtetit.

“Për kontributin e tij është nderuar edhe me Medaljen e Karrierës.

Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për njerëz me integritet, përvojë dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie. Mirë se vjen, Kolonel!”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat