Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, të bëra në një tubim në Prishtinë, ku ajo ngriti dyshime rreth një takimi të gjatë mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe emisarit Miroslav Lajçak, duke thënë se nuk dihet se çfarë është diskutuar në atë takim.
Në reagimin e tij në Facebook, Bahtiri ka përmendur edhe takimin e mëhershëm të Osmanit me Richard Grenell, duke pretenduar se ai takim kishte sjellë pasoja politike në vend, ndërsa e ka kritikuar presidenten për deklarata që, sipas tij, nuk përkojnë me nivelin institucional, përcjell “Bota sot”.
Ai ka kërkuar sqarime për pretendimet e ngritura, duke i lidhur ato me zhvillimet në veri të Kosovës dhe duke renditur një sërë veprimesh të institucioneve që, sipas tij, dëshmojnë forcim të kontrollit shtetëror dhe luftë ndaj strukturave ilegale.
Shkrimi i plotë
Vjosa Osmani,
Pas çdo takimi të fshehtë të kujtdo, rezultatet dalin në sipërfaqe shumë shpejt.
Takimi me Grenellin (“Rikin” siç e quani ju), në shtator të vitit 2025 tregoi rezultate. Qeveria Kurti 3 u rrëzua.
E sa i përket “takimit” që ju e paskit përmendur ndërmjet Albin Kurtit, Aleksandër Vuçiqit dhe emisareve ndërkombëtarë me keqardhje duhet të thuhet se deklarata juaj tingëlloi më shumë si gjest fëmijëror sesa si qëndrim presidencial.
Prandaj, meqë paskit informacione na tregoni:
Çfarë u dakordua aty?
Sepse rezultatet po i shohim me sytë tanë.
A paska bisedu Kurti me Vuçiqin për me ia kthy Veriun Kosovës?
A paska bisedu për shkatërrimin e 132 grupeve ilegale që për vite e kanë kontrollu Veriun?
A paska bisedu për mbi 1500 aksione policore kundër kontrabandës, krimit dhe strukturave ilegale?
A paska bisedu për mbylljen e 29 rrugëve ilegale që për vite kanë shërbyer për kontrabandë dhe hyrje të grupeve kriminale nga Serbia?
A paska bisedu për shuarjen e laboratorëve të kriptovalutave që vidhnin energjinë dhe dëmtonin shtetin?
A paska bisedu për heqjen e sistemeve ilegale të kamerave dhe alarmeve që kontrolloheshin nga strukturat e Beogradit?
A paska bisedu për zhdukjen e formacioneve ilegale në Veri?
A paska bisedu për mbylljen e institucioneve ilegale serbe në territorin e Kosovës?
A paska bisedu për heqjen e targave ilegale?
A paska bisedu për largimin e dinarit ilegal?
A paska bisedu për faktin që policë të Kosovës nuk raportojnë më te Beogradi?
A paska bisedu për faktin që barrikadat nuk ngrihen më?
A paska bisedu për rikthimin e kontrollit nga shteti jonë në Liqenin e Ujmanit?
A paska bisedu për ndalimin e uzurpimit të pronave të shqiptarëve?
A paska bisedu për kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre në Veri, pasi për vite janë dëbuar me dhunë, janë rrahur, kërcënuar e larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa shumëkush heshtte?
Sepse dikur shqiptarët pastroheshin nga Veriu me dhunë.
Shtëpitë e tyre uzurpoheshin.
Pronat e tyre merreshin.
Ata rriheshin e dëboheshin.
E politika heshtte.
Sot shqiptarët po kthehen në pronat e tyre.
Sot shteti i Kosovës i mbron si shqiptarët ashtu edhe serbet.
E pikërisht sot, dikush mundohet me e mohu këtë realitet.
A paska bisedu për dështimin e skenarit të dorëheqjeve që synonte rrëzimin e sistemit të Kosovës në veri?
A paska bisedu për dështimin e tentimeve për ta pengu procesin demokratik të zgjedhjeve?
A paska bisedu për dështimin e sulmit terrorist në Banjskë?
A paska bisedu për dështimin e sulmit në kanalin e Iber-Lepencit?