Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për zyrtarët publikë

Aktuale

Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për zyrtarët publikë

Më: 18 maj 2026 Në ora: 20:43
Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka njoftuar se është lansuar programi i trajnimeve në siguri kibernetike për zyrtarët publikë, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale në administratën shtetërore.

Sipas Kurtit, ky program shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e kulturës institucionale të sigurisë në administratën publike të Kosovës.

“Trajnimi i vazhdueshëm profesional është thelbësor për ndërtimin e një administrate moderne dhe efikase, të përgatitur për sfidat e epokës digjitale”, ka shkruar ai në Facebook.

Kurti ka shtuar se siguria kibernetike sot nuk është më vetëm çështje teknike e sistemeve të informacionit, por përbën një shtyllë të sigurisë kombëtare, funksionimit të shtetit dhe besimit të qytetarëve në institucionet publike

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat