Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihen momentet kur Policia e Kosovës ka arrestuar nipin e pronarit të pompës së benzinës ‘Patroni’, kandidatin e PDK-së për deputet, Qëndrim Kryeziu, i cili nuk donte të lironte rrugën.
Në këtë video shihet se si ai rezistonte ndaj policisë, duke mos lejuar ata të kryejnë punën e tyre.
Aty shihet edhe deklarata e pronarit të kësaj pompe, derisa deklaronte se Faton Peci do t’ua ndalë punën.
Këto pamje të përmbledhura i ka sjellë gazetari Jeton Sopa.
Shikoni pamjet më poshtë: