Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht

Aktuale

Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht

Më: 3 gusht 2026 Në ora: 13:48
Fotoilustrim

Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq si pasojë e goditjes nga ky mjet transportues.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Trainkos, Behxhet Haziri.

“Qarkullimi i trenit ishte ndërprerë përkohësisht për shkak rastit të rëndë që ka ndodhur, për arsye të verifikimit të makinistit dhe procedurave tjera.

Pas kryerjes së këtyre procedurave, linja e mesditës ka vazhduar normalisht qarkullimin”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat