Abdixhiku jep detaje për presidentin e ardhshëm: Këto janë kriteret e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me Albin Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Abdixhiku theksoi se për LDK-në është e rëndësishme që presidenti apo presidentja e ardhshme të ketë vlera dhe bindje që mbrojnë Republikën e Kosovës.
“Për ne, LDK, është shumë e rëndësishme që të ketë vlera dhe bindje presidenti apo presidentja e ardhshme, të mbrojë Republikën e Kosovës. LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës president të jashtëzakonshme andaj edhe këtë herë do ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, palët kanë diskutuar për profile, fusha dhe profesione të ndryshme, por jo për emra konkretë.
“S’kemi folur për emra konkretë, kemi folur për profile, për fusha, për profesione të ndryshme. Asnjë emër i përmendur deri më tash, ose partiak ose që ka ngjyrime partiake, nuk është pjesë e diskutimeve”, u shpreh kreu i LDK-së.
Abdixhiku: Ka vullnet për të bërë zgjidhje për presidentin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit të sotëm me Kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka vullnet të dyanshëm, për një emër për president të Kosovës.
“Jam i bindur se Kosova ka figura, kërkuam periudhë diskutimi brenda subjekteve, para të sjellim emra”, tha Abdixhiku.
Ai tha se në takimet e tjera të sillen emra konkretë. Sipas tij, ka vullnet për të bërë zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën.
Abdixhiku bëri me dije se nuk kanë diskutuar për emra konkretë për të qenë kandidat për president. Sipas tij, LDK-ja do të japë kontribut për Kosovën.
Kurti: Biseduam për figurën presidenciale
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas përfundimit të takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka parë vullnetin e LDK-së që “vendit t’ia sjellë një president”.
Kurti tha se takimi është zhvilluar në një atmosferë konstruktive, ndërsa theksoi se palët kanë diskutuar për kriteret dhe figurën e presidentit të ardhshëm.
“Takimi shkoi në atmosferë konstruktive edhe e pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’ia sjellim një president të ri që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, që duhet të sigurojmë funksionim demokratik të shtetit dhe që për këtë duhet të ndërtojmë mirëbesim. Diskutuam kriteret për figurën e presidentit apo presidentes nga shumë kënde dhe në disa rrafshe, por në veçanti sa i përket vlerave, meritave dhe kontributeve në shoqëri për kombin mbarë dhe në profesione të caktuara”, tha Kurti pas takimit.
Ai ka theksuar se LVV-ja kërkon një figurë presidenciale meritore dhe kushtetuese, e cila reflekton vlerat e shoqërisë dhe ka dhënë kontribut për popullin.
“Për figurën presidenciale, edhe njëherë po e theksoj: kriteret, parimet, rrethanat në të cilat ndodhemi dhe çfarë figurash, me cilat vlera, kontribute dhe merita. Duam president ose presidente meritore, kushtetuese, që reflekton vlerat e shoqërisë sonë, që ka kontribut për popullin”, u shpreh Kurti.
Ky ishte takimi i katërt mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së në përpjekje për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.
“Vullneti i qartë për të arritur marrëveshje për president duhet të na bëjë optimistë”, tha Kurti.
Nis takimi Kurti – Abdixhiku, a do të kemi marrëveshje?
Ka nisur takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe arritjen e një marrëveshjeje për funksionalizimin e institucioneve të reja.
Në takim po marrin pjesë edhe ish-presidentja Vjosa Osmani dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Lideri i VV-së, Albin Kurti para takimit ka thënë se po shkojmë me pozitivitet në takim.
“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive” ka thënë Kurti.
Kurti dhe Abdixhiku janë takuar edhe më herët, por deri tani nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare.
Abdixhiku, Osmani e Haziri mbërrijnë në Kuvend për takim me Kurtin
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me deputetët Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kanë mbërritur në Kuvend për takim me kryetarin e LVV-së, njëherit kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Ndryshe sot ushtruesja e detyrës së presidentës, Albulena Haxhiu ka mbajtur një takim konsultativ liderët e partive politike në Zyrën e Presidentes, me fokus te çështja e zgjedhjes së Presidentit të ri.
Tri partitë opozitare PDK-ja, LDK-ja dhe Aleanca kanë refuzuar pjesëmarrjen në takim.
Kurti arrin për takimin me LDK-në: Po shkojmë me pozitivitet
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka folur para mediave gjatë rrugës për takimin e sotëm me LDK-në.
Kurti ka thënë se po shkojmë me pozitivitet në takim.
“Do takohemi me LDK-në dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara. Natyrisht me mirëbesim dhe atmosferë positive” ka thënë Kurti.
Zhvillimet politike në Kosovë: Kurti dhe Abdixhiku pritet të takohen sot
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, pritet të takohen sot.
Ky takim vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike dhe përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale politike në Kosovë.
Ushtruesja e Detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kishte thirrur në takim partitë parlamentare për të martën.
Megjithatë, takimi u bojkotua nga ish-partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca.
Në një konferencë për media pas takimit që Haxhiu zhvilloi me përfaqësues të partive politike parlamentare të komuniteteve jo-shumicë.