Kurti paralajmëroi takimin me Ulutashin, KFOR jep njoftimin e fundit

Aktuale

Kurti paralajmëroi takimin me Ulutashin, KFOR jep njoftimin e fundit

Më: 22 gusht 2026 Në ora: 13:15 Përditësuar në ora: 18:04 më 22.08.2026
Foto nga takimi

KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash

Takimi i planifikuar sot ndërmjet komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk është zhvilluar për shkak të rrethanave të paparashikuara.

Njoftimi e ka bërë të ditur për media KFOR-i përmes një komunikate.

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm midis komandantit të KFOR-it, gjeneraljamorit Ulutash dhe z. Kurtit nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se institucionet e vendit janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e plotë të urës kryesore mbi lumin Ibër dhe “marrjen tërësisht nën kontroll” të saj nga Policia e Kosovës.

“Jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore", tha Kurti, gjatë një konference për media më 22 gusht, kur u pyet se kur pritet të hapet ura kryesore në Mitrovicë.

Ai tha se pasditen e së shtunës do të ketë një takim me komandantin e KFOR-it, Ozgan Ulutash, teksa e cilësoi si "absurde" që ura të vazhdojë të jetë e mbyllur.

"Duhet të përkujtojmë që pas ndërtimit të urave të reja është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur dhe fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm nëpër këto urat e reja dhe nuk ka shtim as të incidenteve as të tensioneve, tregon që qarkullimi i njerëzve dhe mallrave, liria gjithnjë më e madhe e lëvizjes është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, theksoi Kurti.

Kurti: Sot pasdite takohem me komandantin e KFOR-it për hapjen e Urës së Ibrit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për procesin e hapjes së plotë të Urës së Ibrit dhe kalimin e saj nën kontrollin e Policisë së Kosovës

Kurti, i pyetur nga mediat në konferencën për media ka bërë të ditur se institucionet e Kosovës janë në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, ndërsa ka paralajmëruar edhe një takim me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas.

“Sa i përket itinerarit për hapjen e plotë të urës, përkatësisht marrjen në kontroll tërësisht nga ana e Policisë së Kosovës, ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in. Unë sot pasdite kam edhe një takim në Kryeministri me gjeneralin e KFOR-it, përkatësisht komandantin Ozkan Ulutas”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se komunikimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it është i përditshëm, me qëllim që procesi të zhvillohet pa incidente.

“Pra, jemi në komunikim të përditshëm, qoftë Kryeministria, qoftë Ministria e Punëve të Brendshme, në mënyrë që gjithçka të shkojë në mënyrë të qetë dhe paqësore”, ka thënë ai.

Kurti ka vlerësuar se mbajtja e Urës së Ibrit të mbyllur për qarkullim është bërë e pakuptimtë, sidomos pas ndërtimit të urave të reja në atë pjesë.

“Duhet të përkujtojmë që, pas ndërtimit të urave të reja, është bërë absurde që ajo urë të mbahet e mbyllur. Fakti që qytetarët kanë qarkulluar lirshëm përmes këtyre urave të reja dhe nuk ka pasur asnjë incident apo tension, tregon se qarkullimi i njerëzve dhe i mallrave, liria gjithnjë e më e madhe e lëvizjes, është e dobishme jo vetëm për ekonominë, por edhe për paqen dhe sigurinë”, ka deklaruar Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat