Arben Gashi: Nga një vend që priti paqeruajtës, drejt një vendi që kontribuon për paqen

Aktuale

Arben Gashi: Nga një vend që priti paqeruajtës, drejt një vendi që kontribuon për paqen

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2026 Në ora: 14:09
Ushtarë të KFOR-it

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka shprehur mirënjohje për NATO-n dhe Policinë e Kosovës pas përfundimit të misionit të sigurisë mbi Urën e Ibrit.

Gashi tha se për 27 vite, vetëm në një llogaritje minimale, janë realizuar rreth 473 mijë angazhime individuale 4-orëshe të ushtarëve në urë. Ai theksoi gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione ndërkombëtare paqeruajtëse, duke e cilësuar këtë si kalim “nga një vend që priti paqeruajtës, drejt një vendi që kontribuon për paqen”.

Postimi i plotë:

27 vite mbi Urën e Ibrit.

Një llogari minimale: nëse në të dyja anët kanë qenë nga 4 ushtarë, me ndërrim çdo 4 orë, për 27 vite janë rreth 473 mijë angazhime individuale 4-orëshe.

Kjo është vetëm llogaritje minimale, pa përfshirë periudhat e tensioneve dhe krizave, kur prania dhe angazhimi ushtarak rreth urës kanë qenë dukshëm më të mëdha.

Sot, me përfundimin e këtij misioni, mirënjohje të thellë për NATO-n dhe ushtarët e saj, si dhe për Policinë e Kosovës për përgjegjësinë dhe gatishmërinë e treguar.

Dhe njëkohësisht, gadishmëri për angazhimin e Kosovës në misione ndërkombëtare paqeruajtëse.

Nga një vend që priti paqeruajtës, drejt një vendi që kontribuon për paqen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat