Deputetët e PDK-së mblidhen në orën 11:00 në Kuvend

Aktuale

Deputetët e PDK-së mblidhen në orën 11:00 në Kuvend

Më: 30 gusht 2026 Në ora: 09:17
Deputetët e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se deputetët e saj do të jenë të pranishëm edhe sot në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, deputetët e PDK-së do të mblidhen nga ora 11:00 në sallën e seancave plenare.

Nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me qëndrimin apo veprimet e grupit parlamentar gjatë seancës.

Ky njoftim vjen në një kohë kur Kuvendi po përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe paqartësi rreth ecurisë së seancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat