LVV-LDK dakordohen për Sejdiun, Haxhiu paralajmëron hapin vendimtar

Aktuale

LVV-LDK dakordohen për Sejdiun, Haxhiu paralajmëron hapin vendimtar

Nga: A.M. Më: 31 gusht 2026 Në ora: 14:06
Albulena Haxhiu.

Pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidatin për President të Republikës, ka reaguar edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Ajo e ka mirëpritur dakordimin për Bekim Sejdiun, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve, transmeton “Bota sot”.

Reagimi i plotë

E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës.

Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat