Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

Aktuale

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 07:57
Fotoilustrim

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha.

Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe daljet po realizohen brenda pak minutash. Të dhënat tregojnë se situata është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata të automjeteve.

Në pikat Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, shkruan Sinjali pritjet lëvizin kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Ndërkaq, në Dheu i Bardhë, Globoqicë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stanqiq, koha e pritjes është rreth 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare, ndërsa qytetarët që udhëtojnë mund të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat