Kurti: Marrëveshja me LDK-në është e vlefshme, por kemi një situatë të re
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV.
Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme, por shtoi se kemi një situatë të re pasi gjashtë deputetët e LDK-së refuzojnë të votojnë Bedri Sejdiun.
Kurti tha se beson në vullnetin e sinqertë të Lumir Abdixhikut.
“Marrëveshja politike është e vlefshme, po kemi një situatë të re që duhet ta adresoijmë. Unë besoj në vullnetin e sinqertë të Lumir Abdixhikut dhe në vullnetin e qytetarëve që mos të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e katërta për 2 vjet po na kërcënojnë”, ka thënë ai.
Kurti për gjashtë deputetët e LDK-së: Po rrezikojnë zgjedhjet e katërta brenda dy vitesh
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV.
Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se nuk e votojnë Bedri Sejdiun për President.
Kurti i konsideroi sjelljen e tyre si “të papërgjegjshme” dhe absurde”.
“Unë isha shumë i lumtur që mbështetja ishte e plotë nga të gjithë deputetët e grupit tonë parlamentar për profesor Bedri Sejdiun si president i ardhshëm”, ka thën Kurti.
“Në njërën anë ishte shpresëdhënës qëndrimi i kryesisë së LDK-së për mbështetje të plot për Bedri Sejdiun, por më pas patëm edhe këtë njoftimin negative që 6 deputetë nga 18 sa i ka LDK nuk e mbështesin Bekim Sejdiun për President”.
“Kjo është në situatë që të takohemi sërish me kryetarin e LDK-së apo të takohemi në kryesinë e LVV-së për të shikuar rrugënn përpara”.
“E konsideroj të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë që si duket duan të shkojnë në zgjedhje për herë katërt brenda 2 viteve”, ka thënë ai.
Pas qëndrimit të 6 deputetëve të LDK-së për Sejdiun, flet Kurti
Pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se gjashtë deputetë të kësaj partie nuk do ta votojnë Bekim Sejdiun për President të Kosovës, për këtë situatë është deklaruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Abdixhiku ka bërë të ditur se gjashtë deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë për mbështetjen e kandidaturës së Sejdiut.
“Me keqardhje të madhe, 6 deputetë të LDK-së kanë vendosur të mos e respektojnë vendimin e Kryesisë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Kujtim Shala, Arben Gashi dhe Janina Ymeri”, ka thënë Abdixhiku.
Ndërkohë, Kurti është deklaruar për zhvillimet e fundit në LDK, teksa po shkonte në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se marrëveshja me LDK-në për zgjedhjen e presidentit ishte bërë me qëllim që t’i jepej fund krizës politike.
“Ne nuk kemi bërë marrëveshje që të zgjedhim presidentin në mënyrë demokratike. E kemi shndërruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës në marrëveshje me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut, për të cilin kemi pasur takim në Kryesi dhe Grupin Parlamentar të Lëvizjes. Tash po shkoj në mbledhje të Grupit Parlamentar. Më pas do të mund t’iu drejtohem”, tha Kurti.
Deklarata e Kurtit vjen në një moment kur mbështetja për kandidaturën e Bekim Sejdiut është vënë në pikëpyetje, pas qëndrimit të gjashtë deputetëve të LDK-së se nuk do ta votojnë atë për postin e Presidentit.