​Aksion në Rezallë të Zubin Potokut - rrënohen objekte të ndërtuara pa leje, flet Elshani

Aktuale

​Aksion në Rezallë të Zubin Potokut - rrënohen objekte të ndërtuara pa leje, flet Elshani

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 13:48
Veton Elshani

Në Rezallë të Zubin-Potokut është duke u zhvilluar një aksion për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KosovaPress se njësitë policore po asistojnë inspektorët e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit, në rrënimin e objekteve pa leje”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Aksioni për rrënimin e ndërtimeve pa leje në zonën përreth Liqenit të Ujmanit kishte nisur më 21 korrik 2026.

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, kishte bërë të ditur më 30 korrik se deri në atë kohë ishin rrënuar 17 objekte, përfshirë vila.

“Përreth Liqenit të Ujmanit deri tash janë rrënuar 17 objekte/villa. Ky aksion do të vazhdojë pa kompromis dhe do të shtrihet edhe në pjesë të tjera të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pronës publike dhe zbatimit të ligjit”, kishte shkruar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat