Rashiq flet për Arben Gashin

Aktuale

Rashiq flet për Arben Gashin

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 19:03
Nenad Rashiq

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka mohuar akuzat e deputetit të LDK-së, Arben Gashi, se gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë i ka quajtur shqiptarët “terroristë”.

Në një intervistë për Frontal në T7, Rashiq tha se Gashi është shprehur në “formë banale, e pakulturuar dhe pa kurfarë baze.

Deklaratat e tij janë absolutisht të pavërteta”, tha ai.

Duke folur për deklaratat e Gashit, ministri në detyrë tha “konsideroj se ka pasur qëllim politik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat