Një person ka humbur jetën të shtunën pasdite si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Jasiq të Junikut.
Sipas burimeve, viktima është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe në të është përfshirë një katërçikletë.
“Vozitësi i katërçikletës ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka deklaruar Rugova.