Kuvendi nis seancën për Qeverinë e re, mungojnë PDK, LDK dhe AAK

Aktuale

Kuvendi nis seancën për Qeverinë e re, mungojnë PDK, LDK dhe AAK

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 14:52
Kuvendi i Kosovës

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.

Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Serbe.

Ndërkohë, në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së, pasi kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Njëherësh, nuk janë as LDK dhe Aleanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat