Donika Gërvalla reagon pas formimit të Qeverisë Kurti IV

Aktuale

Donika Gërvalla reagon pas formimit të Qeverisë Kurti IV

Nga: A.M. Më: 13 shtator 2026 Në ora: 16:11
Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, e rizgjedhur zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë, ka reaguar pas formimit të Qeverisë Kurti IV.

Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës.

Postim i plotë:

QEVERIA KURTI #4!

Na presin shumë punë përpara. Vazhdojmë aty ku e lamë. Vazhdojmë edhe më guximshëm në shërbim të qytetarëve dhe Republikës.

Për më shumë punë. Më shumë shtet. Më shumë Republikë.

Urime të gjithëve, e na priftë e mbara!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat