Nagavci reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga gara për President

Aktuale

Nagavci reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga gara për President

Nga: A.SH Më: 14 shtator 2026 Në ora: 21:08
Arbërie Nagavci

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas tërheqjes së prof. dr. Bekim Sejdiut nga gara për president, duke e cilësuar atë si humbje për procesin.

Ajo kritikoi klimën politike që, sipas saj, po krijon bllokada të reja dhe po e vështirëson konsensusin institucional. Nagavci tha se Kosovës i duhet përgjegjësi, stabilitet dhe gatishmëri për zgjidhje.

Postimi i plotë:

Tërheqja e prof. dr. Bekim Sejdiut nga gara për President të Republikës është humbje për një proces që do të duhej të sillte në vëmendje personalitete me integritet, profesionalizëm dhe kredibilitet.

Fatkeqësisht, në vend që të krijojmë hapësirë për personalitete të tilla që të vënë dijen dhe përvojën e tyre në shërbim të shtetit, po krijohet një klimë politike që i demotivon ata. Përpjekja për ta çuar vendin me lehtësi drejt zgjedhjeve të reja po na dërgon nga një bllokadë në tjetrën, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë ndërtimin e një konsensusi që i duhet vendit.

Kosova nuk ka nevojë për bllokada të reja. Ka nevojë për përgjegjësi, stabilitet institucional dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

Prof. Sejdiut i shpreh respekt dhe mirënjohje për gatishmërinë që, me integritetin dhe profesionalizmin e tij, t’i shërbejë Republikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat