Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka reaguar pasi PDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e formimit të Qeverisë.
Ajo ka kritikuar PDK-në, duke thënë se deputetët e saj morën pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit, ndërsa tani pretendojnë se janë shkelur afatet kushtetuese.
“Paradoks më të madh vështirë të gjesh”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku.
Postimi i plotë:
Protestonin çdo ditë pas 6 gushtit, gjoja në kërkim të krijimit të institucioneve, por në fakt vetëm për t’i zhbërë ato pastaj. Morën pjesë edhe në seancat e konstituimit të Kuvendit, bile propozuan edhe kandidate për nënkryetare pas kësaj date.
Tani, pikërisht ata e dërgojnë në Gjykatë një lëndë ku pretendojnë se janë shkelur “afatet kushtetuese”,
Pra, ata që vetë morën pjesë në procesin institucional, tani po pretendojnë se pikërisht ky proces ka shkelur afatet kushtetuese.
Paradoks më të madh vështirë të gjesh.