Organizatorët e platformës “Liria ka Emër” kanë paralajmëruar bashkatdhetarët që ndodhen në Hagë që të mos dalin në rrugët e qytetit me flamuj.
Sipas organizatorëve, ky paralajmërim vjen pas një urdhri nga policia holandeze.
Policia do të konfiskojë flamujt, shtizat e vendosura nëpër rrugë, gjërat që gjatë zhvilillimeve mund të shkaktojnë lëndime.
Për këtë arsye, qytetarët që ndodhen në zonat përreth gjykatës duhet të tregojnë kujdes dhe të shmangin vendosjen e flamujve apo shtizave në rrugë.
Sipas tyre, ka kërkuar që të shmanget dalja në rrugët e Hagës me flamuj.
Nesër, më fillim nga ora 10:00 do të nisë seanca e fundit ku do të jepet verdikti final i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.