"Në emër të popullit, aktgjykimi shqiptohet në prani të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit"

Aktuale

"Në emër të popullit, aktgjykimi shqiptohet në prani të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit"

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 10:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Në seanën që po zhvillohet në Hagë u tha se aktgjykimi në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shqiptohet publikisht, në emër të popullit të Kosovës.

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith u shpreh se shqiptimi i aktgjykimit po bëhet në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Seanca po ndiqet me vëmendje të madhe, ndërsa vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të përcaktojë epilogun e procesit gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

"Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emer të popullit të Kosovës dhe në prani të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe të Jakup Krasniqit", deklaroi Smith.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat