Specialja: ZPS vërtetoi se ishte kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave

Aktuale

Specialja: ZPS vërtetoi se ishte kryer krim lufte ndaj së paku 385 personave

Më: 16 shtator 2026 Në ora: 10:49
Charles Smith

Trupi gjykues ka konstatuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar arriti të vërtetojë se ishte kryer krimi i luftës i arrestimit të paligjshëm ndaj së paku 385 personave.

Gjykatësi Charles Smith po vazhdon të paraqesë konstatimet e trupit gjykues për krimet e pretenduara në aktakuzë.

“Trupi gjykues konstatoi që ZPS vërtetoi jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer krimi i luftës, i arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm, ose sipas pikës 3, ndaj së paku 385 personave”, tha Smith.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat