Pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar një fotografi dhe krahas saj ka shkruar vetëm një fjalë: “Marre”.
Reagimi i kryeministrit shqiptar vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Vendimi ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri.
Kujtojmë, se Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Jakup Krasniqi është dënura po ashtu me 25 vjet, Kadri Veseli me 18, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.