Në ditën e shtatë të protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale, tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, u ka bërë thirrje qytetarëve për unitet.
Lahaj, përmes një mesazhi gjatë protestës, ka kërkuar që shqiptarët të bëhen bashkë, duke theksuar se “për hir të gjakut të dëshmorëve” duhet të jenë të bashkuar.
“Për hir të gjakut të dëshmorëve, bëhuni bashkë se atdhe tjetër nuk kemi! Rroftë Kosova, rroftë UÇK-ja!”, ka thënë Lahaj.
Mesazhi i tij është përcjellë me thirrjet “UÇK! UÇK! UÇK!” nga protestuesit në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.