Haradinaj reagon ndaj kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

Aktuale

Haradinaj reagon ndaj kthimit të Ligjit për Specialen në Kuvend

Nga: A.M. Më: 22 tetor 2026 Në ora: 19:02
Ramush Haradinaj

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend për shqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara, nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Përmes një reagimi, Haradinaj e ka cilësuar këtë veprim si një goditje të rëndë për vendin, duke kritikuar të gjithë ata që, sipas tij, janë bërë pjesë e kësaj nisme.

Postim i plotë:

Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën.

Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat