​Protestuesja u telefonon Gërvallës dhe Sveçlës, deshi t’u kërkonte dorëheqje

Aktuale

​Protestuesja u telefonon Gërvallës dhe Sveçlës, deshi t’u kërkonte dorëheqje

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 19:00
Pamje nga protesta

Një protestuese, gjatë protestës në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka tentuar të kontaktojë ministrat e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar adresimin e dhunës ndaj grave dhe përgjegjësi institucionale.

Ajo ka telefonuar ministren e Drejtësisë, Donika Gërvallën, për të adresuar dhunën ndaj grave dhe për t’i kërkuar dorëheqje, por nuk ka arritur ta kontaktojë.

Protestuesja ka telefonuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën, mirëpo ai ia ka mbyllur telefonin.

Këto thirrje janë bërë gjatë protestës, ku pjesëmarrësit po kërkojnë përgjegjësi institucionale dhe dorëheqje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat