Presidenti Thaçi kërcënon me shkarkim Kryeministrin Haradinaj! - Bota Sot
Presidenti Thaçi kërcënon me shkarkim Kryeministrin Haradinaj!

Aktuale

Presidenti Thaçi kërcënon me shkarkim Kryeministrin Haradinaj!

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:59
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i shtetit Hashim Thaçi, ka kërcënuar me shkarkim Kryeministrin Ramush Haradinaj, për shkak të qëndrimeve të tij kundër idesë për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Thaçi, përmes një konference për media ka kërkuar nga Haradinaj, që të “korrigjojë” siç është shprehur ai, qëndrimin karshi dialogut me Serbinë, në fazën përfundimtare.

“Jam i sigurt se kryeministri ka nevojë t’i korrigjojë deklaratat dhe qëndrimet e tij rreth dialogun, pa dialog nuk ka të ardhme atlantike për Kosovën. Tek e fundit që pozitat tona nuk janë të përhershmë, kryeministrat dhe presidentet mund të ndërrohen, shkojnë e vin, gjithësesi mund të ndërrohen ata që nuk korrigjohen”, tha Thaçi.

Kreu i shtetit, i ka cilësuar të habitshem deklaratat e Kryeministrit Haradinaj, rreth idesë për korrigjim të kufirit me Serbinë, duke thënë se ai “ose është në humor të mirë ose është komod në karrigën e vet”.

“Unë kam pritur që të jetë më racional karshi deklaratave për dialogun. Një kryeministër serioz nuk flet për luftëra dhe tragjedi, por për reforma. Sido që të jetë ka dështuar të bëjë një gjë të tillë në javët dhe muajt e fundit”, ka vazhduar me kritika, ndaj Haradinajt Presidenti Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se marrëveshja Kosovë- Serbi është e domosdoshme, që përmes saj Kosova të fitojë njohjen reciproke, “të fitojë njohje nga pesë vende të Bashkimit Evropian dhe jam i bindur që një gjë e tillë është më së e duhur që të ndodh”, shtoi Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test