Dita e trentë në bjeshkën e egër - Bota Sot
Dita e trentë në bjeshkën e egër

Alpinizem

Dita e trentë në bjeshkën e egër

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:17
Dita e trentë në bjeshkën e egër

Ishta dita e trentë në bjeshkën e egër por të bukur të Zhlebit 2365 metra. "I cilësuar si një ndër 3 destinacionet më të vështira për të bërë hiking në Kosovë, të gjithë të pranishmit ia arritën ta ngjesin atë me sukses.

Përveç pjertësisë fillestare, terrenit të papërshtatshëm shkëmbor në shumë vende, terrenit të mbuluar me degë të klekave të thata (pishave), është dashur të kalojmë përmes tyre (klekave) dhe borës nëpër shumë vende. Anipse 90% të pjesmarrësve ishin fillestarë extrem, këta e cilësuan si eksperiencën e jetës së tyre, të cilën nuk e kishin ndërruar me asgjë.

Ky ishte organizimi i parë me grup të madh në këtë bjeshkë anipse atë e kishim bërë shumë herë nëpër ecje private.

Me neve ishin edhe pjestarët e komunitetit Rom, të përfshirë në projektin "Hike for the better future" të përkrahur nga Qeveria Zvicrane . Më shumë foto me ta së shpejti. Gjithçka shkoi mirë dhe të gjithë u kthyen poshtë shëndosh e mirë!", shkruan në faqen e Kosova Hiking Trips.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...