Kjo pamje në Kosovë të mahnit - Bota Sot
Kjo pamje në Kosovë të mahnit

Alpinizem

Kjo pamje në Kosovë të mahnit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 17:21
Kjo pamje në Kosovë të mahnit

Hikingnjeri organizoi ecjen për në Majen Abdaf në Restelicë.

Gjithçka filloi dhe përfundoi shumë mirë. Të gjithë pjesmarrësit arritën të ngjiten, të kënaqen me pamje të Restelicës dhe Sharrit përreth dhe të zbresin kah një shteg tjetër, afër vendit ku orteku shkaktoi tragjedi disa familjeve në janar 2012.

Çka vërrejtem në hyrje të fshatrave të Dragashit ishte BËRLLOGU!!! Pamë aq shumë sa besojmë që (fatkeqësisht) kjo pjesë e bukur e Kosovës po ngulfatet në bërllog masiv dhe shkatërrim të natyrës. Nuk e dijmë kush është fajtor por po mendojmë se kjo Komunë, që është përgjegjëse edhe për zhvillimin e turizmit, nuk bën asgjë në këtë drejtim. Nuk besojmë se atje funksionon drejtorati i pastrimit ose dicka ngjajshëm.

Në qoftëse po, TURP TË KENI. Në cilindo fshat të Dragashit që shkojmë shohim bërllog tmerrues nëpër lumenjë, buzë rrugës, nëpër bjeshkë. Sa më larg njerezve qe shkojmë, është më pastër. Restelica ishte vetëm një rast nga shume fshatrat e Dragashit që kemi evidentuar, por sipas neve, është kampion në mbeturina! Për vetëm 1 vit bërllogu këtu është 3 herë me masiv dhe natyra përreth shkatërrohet me shpejtësi enorme. Të gjithë banorët i gjuanin mbeturinat në lumenjë, ashiqare para neve!

Lusim të gjithë përgjegjesit e mirëmbajtjes, ministrite, mediat, të merren me këtë pune përndryshe Kosova do ta humbë edhe një vend përrallor. Me neve ate ditë ishin edhe disa të huaj që nuk mund tu besonin syve, sikurse neve që na vinte edhe marre. Na falni për këtë tekst të gjatë por këtë po e shkruajmë nga zemra e plast prej asaj që pamë. Kënaquni me pamje nga Restelica, por për herë të parë, edhe me pamje jo të bukura", kështu shkruan në faqen e Hikingnjeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat