Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e Jamesit

Basketboll

Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e Jamesit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e Jamesit

LeBron James dhe Los Angeles Lakers janë pajtuar për zgjatjen e marrëveshjes edhe për dy sezone të tjera, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2023.

James, i cili ia fitoi Lakers titullin e parë në NBA pas një dekade, është shpërblyer me marrëveshje të re e vlefshme 85 milionë dollarë.

Kjo marrëveshje do ta zgjasë epokën e James në Lakers në pesë sezone, më gjatë se periudhat e tij në Miami Heat apo Cleveland Cavaliers.

Lakers janë përsëri favoritë për ta fituar titullin në NBA me James në skuadër.

James është basketbollisti i vetëm që i ka fituar MVP në finale me tri ekipe të ndryshme dhe i ka katër tituj kampioni në CV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat