Stinori vjeshtor përmbyllet me super derbin Bashkimi-Vëllaznimi

Basketboll

Stinori vjeshtor përmbyllet me super derbin Bashkimi-Vëllaznimi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 13:59
Stinori vjeshtor përmbyllet me super derbin Bashkimi-Vëllaznimi

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e dhjetë në Superligën e Femrave, apo xhiroja e fundit për stinorin vjeshtor.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, dy skuadra që kanë nga tetë fitore dhe një humbje. Ky duel do të përcaktojë se kush do të dimërojë në vendin e parë. Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave në Gjakovë, fitore kishte shënuar skuadra prizrenase 66:99. Ndërkohë, Bashkimi humbjen e vetme e ka pësuar nga Kosovahome Prishtina pas katër vazhdimeve 148:144.

Kosovahome Prishtina do të përballet me Kastriotin. Skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe katër humbje, derisa ajo ferizajase ka një fitore dhe tetë humbje.

Trepça që po ashtu ka një fitore dhe tetë humbje do të ndeshet me Penzën. Kjo e fundit mundi Prishtinën në mesjavë dhe ka katër fitore e pesë humbje.

Superliga e Femrave - Java 10

E shtunë

16:00 Kosovahome Prishtina - Kastrioti

E diel

11:30 Trepça - Penza

13:00 Bashkimi - Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat