Stafi i FBK-së dhe Ligës Unike i bashkohen kampanjës “Vrapo Babadimër” P

Basketboll

Stafi i FBK-së dhe Ligës Unike i bashkohen kampanjës “Vrapo Babadimër” P

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 16:28
Stafi i FBK-së dhe Ligës Unike i bashkohen kampanjës “Vrapo Babadimër” P

Për të pestin vit me radhë është mbajtur Minimaratona humanitare, “Vrapo Babadimër”, që kësaj radhe ishte virtuale për shkak të situatës me pandeminë Covid-19.

Qëllimi është që të ndihmojnë fëmijët me nevojë, derisa sipas organizatorëve do tu ndihmohet 350 familjeve në këtë vit.

Kësaj kampanje humanitare i është bashkuar edhe stafi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ligës Unike. Ata kanë vrapuar së bashku në Parkun “Gërmia” 5 kilometra, aq sa ishte e përcaktuar nga organizatorët për këtë Minimaratonë.

FBK dhe Liga Unike janë të kënaqur që ishte pjesë e kësaj kampanje, që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me nevojë dhe këtë traditë do ta vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Kosova është në mesin e 60 shteteve që organizojnë një kampanjë të tillë, kurse ndihmat do të dërgohen për familjet në shtatë qytete të mëdha të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat