Basketbolli amerikan ka rënë në duar të Lakers

Basketboll

Basketbolli amerikan ka rënë në duar të Lakers

Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:06
Basketbolli amerikan ka rënë në duar të Lakers

LeBron James me shokë e mposhtën në finale Miamin pas 6 ndeshjesh duke e fituar titullin e 17-të të kampionit

Basketbolli amerikan ka rënë në duar të Lakers.

Skuadra nga Los Angelesi është shpallur kampione e NBA-së pasi shkëlqeu dhe dominoi në sezonin 2019/2020.

Skuadra Verdhekaltër e shkatërroi Miamin në finalen e madhe pas gjashtë ndeshjesh të zhvilluara.

Krahas LeBronit, me paraqitje fantastike gjatë sezonit u shquan edhe Anthony Davis dhe Rajon Rondo.

Në fakt, tifozët e Lakers janë dashur të prisnin gjatë për ta ndier përsëri shijen e kampionit.

Ky trofe shkoi për legjendën e Lakers, Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë në një aksident ajror.

LeBron James u zgjodh MVP i finales duke e vazhduar suksesin e nisur në Cleveland, e të cilin e kishte vazhduar edhe në Miami.

Ky ishte titulli i 17-të i kampionit të NBA-së për Lakers, të cilët shihen si favoritë për ta fituar titullin e kampionit edhe në edicionin 2020/2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat