Trepça pëson humbjen e 11-të në Superligë! Vreshtarët ‘gërmojnë’ në ‘Minatori’

Basketboll

Trepça pëson humbjen e 11-të në Superligë! Vreshtarët ‘gërmojnë’ në ‘Minatori’

Nga: K.Goca Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:45
Trepça pëson humbjen e 11-të në Superligë! Vreshtarët ‘gërmojnë’ në ‘Minatori’

Trepça nga Mitrovica pëson humbjen e 11-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit janë në krizën me të rëndë që mbahet mend në histori. 

Ata në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, pësuan humbje me rezultat  81:67 (26:14, 23:16, 13:24, 18:14) nga Rahoveci, në kuadër të javës së 13-të.

Basketbollisti Erving Robert me 23 pikë të shënuara nuk e ndihmoi aspak skuadrën nga Mitrovica për rezultat të favorshëm, ndërsa te Rahoveci u dalluan treshja Isaiah Traylor me 25 pikë dhe Marvin Jones me 19, Alban Veseli me 17 sosh sosh.  Rahoveci kryeson renditjen me 23 pikë, ndërsa Trepça është në fund të tabelës (i 8-ti) me 15 sosh.

“Vreshtarët "gërmojnë" në Minatori dhe gjejnë "thesarin" fitore. 

Triumfi i shtatë në shtatë ndeshjet e fundit përballë gjelbër e zinjve mitrovicas.

Njëherit, kjo ishte fitorja e dhjetë këtë edicion, që na lë të vetëm në krye të renditjes tabelare”, shkruan në faqen e KB Rahoveci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat