Lojtarja që ka luajtur në Slloveni, Rumani dhe Serbi, i bashkohet Bashkimit   

Basketboll

Lojtarja që ka luajtur në Slloveni, Rumani dhe Serbi, i bashkohet Bashkimit   

Nga: K.G. Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:49
Lojtarja që ka luajtur në Slloveni, Rumani dhe Serbi, i bashkohet Bashkimit   

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni, me trajnerin Fabian Gjuka, pret shumë nga basketbollistja Teodora Sariq.

“Teodora Sariq do ta ndihmojë klubin tonë në stinorin pranveror. 

Ajo është nga Mali i Zi, e gjatë 190 centimetra dhe luan në pozitën e qendrës.

Teodora ka një karrierë të pasur në basketbollin evropian pasi krahas Malit të Zi, ka luajtur edhe në Slloveni, Serbi e Rumani. 

Së fundi, Teodora ka qenë pjesë e ekipit nga Spanja, Kemegal Cortegada.

Ne e mirëpresim Teodoran në familjen portokall e zi!”, njofton KBF Bashkimi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat