Harden shpërthen kundër skuadrës

Basketboll

Harden shpërthen kundër skuadrës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:41
Harden shpërthen kundër skuadrës

Vendi i parafundit në renditje në Konferencën e Perëndimit me 3 fitore dhe 6 humbje në 9 ndeshjet e luajtura deri më tani kanë sjellë një revoltë te lojtari lider i ekipit të Houston Rockets, James Harden, që është shumë larg pritshmërisë.

“Nuk jemi mjaftueshëm të fortë. Unë kam bërë maksimumin tim, më të mirën e mundshme. E dua këtë qytet, por situata është jashtë kontrollit. Një çmenduri, nuk mendoj se kjo situatë mund të zgjidhet”, tha James Harden.

Më tej, “mjekra” shton: “Flas për veten time, nuk dorëzohem kurrë edhe pse ky fillim-sezoni është i vështirë. Në këto rezultate kanë ndikuar edhe mungesat e shumta apo protokolli anti-Covid i NBA-së”.

“Kam punuar fort për të qenë sa më kompetitiv, po ashtu edhe të tjerët. Nëse jemi të gjithë nga e njëjta anë, atëherë situata mund të ndryshojë. Gjithsesi, kur ke disa shokë skuadre që nuk besojnë, atëherë bëhet e vështirë”, tha Harden.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat