Peja luan si macja me miun me Sigal Prishtinën

Basketboll

Peja luan si macja me miun me Sigal Prishtinën

Nga: K.Goca Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:52
Dardan Berisha

Peja shënon fitore të rëndësishme me rezultat 101:74 (22:24, 25:26, 22:13, 32:11) ndaj Sigal Prishtinës, në takimin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës.  Peja luan si macja me miun me Sigal Prishtinën!

Basketbollistët pejan treguan lojë më të mirë në dy çerekët e fundit dhe kjo rezulton edhe me fitoren e tyre. 

Në minutën e 20-të, Prishtina avanconi me 47:50 por në dy çerekët e fundit Peja këndellet dhe shkrijnë epërsinë e rivalit. 

Ata përveç që shkrijnë epërsinë edhe e thellojnë fitoren. 

Dion Dixon 28 pikë, Dardan Berisha me 27 pikë, Marko Peroviq 21, Brandon Walters 21, ishin më efikasi të Peja, ndërsa të Prishtina Daniel Lekndreaj me 17 pikë së bashku me Don Polloshën 15.

Peja renditet në vend të dytë me 25 pikë, ndërsa Sigal Prishtina e shtata me 19 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat