Trepça fiton, Sigal Prishtina fundoset 

Basketboll

Trepça fiton, Sigal Prishtina fundoset 

Nga: K.Goca Më: 21 janar 2021 Në ora: 16:55
Trepça fiton, Sigal Prishtina fundoset 

Trepça nga Mitrovica triumfon në derbin e rivalëve të vjetër, kundër Sigal Prishtinës me rezultat 79:75 (15:14, 21:22, 22:17, 21:22), në takimin e javës së 16-të të Superligës së Kosovës.

Ky ishte derbi jo për kreun e tabelës por cila do të ikë nga fundi i renditjes.

Tre skuadra e përmbyllin pjesën e poshtme me nga 20 pikë, Vëllaznimi, Sigal Prishtina dhe Trepça. 
KB Trepça është këndellur që nga rikthimi i Drilon Hajrizit dhe me bindje të fortë se do të ikin nga zona e rrezikut. 

Në minutën e 39-të, Sigal Prishtina e përmbys epërsinë e mitrovicasve nga 62:74 në 75:74. Megjithatë Trepça fiton me 75:79 në një finish tejet dramatik.

Basketbollisti Daniel Lekndreaj me 31 pikë ishte më efikasi të Prishtina, ndërsa te mitrovicasit Ivan Koleviq me 21 piikë, pastaj Dillon Tremaine Smith 15, Burim Zekiqi 15 pikë, ishin më të dalluar etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat