LA Lakers triumfon me shumë mund ndaj Boston Celtics

Basketboll

LA Lakers triumfon me shumë mund ndaj Boston Celtics

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Boston Celtics dhe LA Lakers janë ndeshur në kuadër të NBA.

Rivalët e vjetër, La Lakers dhe Boston Celtics zhvilluan një ndeshje tejet dramatike, ku avantazhi kaloi sa nga njëra anë e në tjetrën.

Në fund, ishin mysafirët që triumfuan falë shkathtësisë të disa nga basketbollistëve të tyre këtë sezon që po shkëlqejnë.

Gjatë katër çerekëve, Celtics fituan dy dhe Lakers arritën të fitojnë dy të tjerë. Rezultati i çerekëve Celtics – Lakers : (24-28), (25-24), (29-19), (17-25).

Për Lakers më meritori ishte Anthony Davis me 27 pikë, 14 kërcime dhe dy asistime. Ndërsa tek Celtics, shkëlqyen Tatum me 30 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime dhe Brown me 28 pikë, një kërcim dhe tre asistime.

LeBron James përfundoi ndeshjen me 21 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.

Në fund, rezultati përfundimtar Celtics 95-96 Lakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat