Golden Eagle Ylli konfirmon se finalja luhet me 200 shikues  

Basketboll

Golden Eagle Ylli konfirmon se finalja luhet me 200 shikues  

Nga: K.G. Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:08
Golden Eagle Ylli konfirmon se finalja luhet me 200 shikues  

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda, organizator i finales së Kupës së Kosovës, konfirmon se në palestër do të jenë 200 shikues.  

Klubi më i organizuar në vendin tonë, konfirmon lajmin përmes faqes së tyre. 

“Pas përpjekjeve të shumta të Golden Eagle Yllit si organizator në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ju njoftojmë qe ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues.

Natyrisht basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport”, njofton Golden Eagle Ylli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat