Rahoveci fiton sfidën dramatike në 4 sekondat e fundit 

Basketboll

Rahoveci fiton sfidën dramatike në 4 sekondat e fundit 

Nga: K.Goca Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Rahoveci fiton sfidën dramatike në 4 sekondat e fundit 

Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 66:64 (5:14, 24:20, 18:13, 19:17) ndaj Trepçës, në takimin e çerekfinales së Kupës së Kosovës. 

Rahovecianët shënuan fitore në katër sekondat e fundit, në dramën e madhe që u zhvillua në palestrën e sportit në Therandë. Mitrovicasit e nisën mirë çerekun e parë, ishin në epërsi me 14:5, por në çerekët vijuese këndellët "vreshtarët" dhe fituan me plot meritë me dy pikë dallim (66:64).

Basketbollisti Isaiah Traylor me 18 pikë, Altin Morina me 16 dhe Arian Qallaku me 15, ishin me efikasit të rahovecianët, ndërsa Drilon Hajrizi me 23 sosh te Trepça.

Rahoveci kualifkohet në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat