Incident në Therandë, thyhet dera! Reagon FBK

Basketboll

Incident në Therandë, thyhet dera! Reagon FBK

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 20:54
Incident në Therandë, thyhet dera! Reagon FBK

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) reagon në lidhje me incidentin e sotëm që ka ndodhur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku kanë hyrë tifozët e klubit nikoqir pas përfundimit të takimit KB Golden Eagle Ylli - Rahoveci.

FBK në bashkëpunim me klubin organizator të Final 8 Kupës së Kosovës, KB Golden Eagle Ylli kanë ndërmarrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë sipas planit, por pas përfundimit të ndeshjes gjysmëfinale, disa tifozë kanë thyer derën dhe kanë hyrë brenda në tribuna.

Në lidhje me këtë ngjarje janë njoftuar edhe autoritetet përkatëse dhe tashmë do të merren të gjitha masat që në finale të mos përsëritet assesi një situatë e tillë.

FBK dhe KB Golden Eagle Ylli janë duke bërë çmos që të respektojnë masat anti Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës dhe beson që në finalet, të cilat do të zhvillohen të dielën të nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

FBK e ka primare shëndetin e sportistëve të saj dhe popullatës në përgjithësi, dhe incidente të tilla si kjo që ndodhi në palestrën “13 Qershori” nuk i kontribuojnë aspak situatës aktuale me pandeminë Covid-19.

Përgjegjësit e këtij incidenti do të ndëshkohen konform Propozicioneve të Garave, reagon Federata e Basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat