LA Lakers mposhten nga Miami Heat

Basketboll

LA Lakers mposhten nga Miami Heat

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:31
LeBron James

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbje nga Miami Heat në Kaliforni.

LA Lakers kanë pësuar humbje nga skuadra mysafire, Miami Heat në kuadër të NBA.

Lakers u gjendën në disavantazh prej 13 pikësh në çerekun e parë, por gjatë tre çerekëve të tjerë ata fituan që të tre por me diferencë të vogël pikësh.

Rezultati i çerekëve, LA Lakers – Miami Heat: (23-36), (29-23), (25-22) dhe (17-15).

Basketbollistët më të dalluar për Miamin ishin, Nunn me 27 pikë pesë kërcime dhe tre asistime dhe Butler me 24 pikë tetë kërcime dhe pesë asistime.

Basketbollistët më të dalluar për LA Lakers ishin, Kuzma me 24 pikë dhe katër kërcime dhe LeBron James me 19 pikë, nëntë kërcime dhe nëntë asistime.

Kjo është humbja e dytë rresht e Lakers pas humbjes së javës së kaluar nga Brooklyn Nets.

Rezultati përfundimtar, LA Lakers 94-96 Miami Heat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat