Liga e Parë në mesjavë, New Basket - Istogu

Basketboll

Liga e Parë në mesjavë, New Basket - Istogu

Më: 3 mars 2021 Në ora: 14:08
Liga e Parë në mesjavë, New Basket - Istogu

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të meshkujve, ku do të ketë disa duele mjaft interesnate, derisa nga kjo xhiro takimet më interesante do të transmetohen edhe në dy platformat më të fuqishme në vend, ArtMotion dhe Kujtesa.

Këtë xhiro do të transmetohet dueli New Basket - Istogu. Skuadra prizrenase ka shtatë fitore dhe pesë humbje, kurse istogasit kanë dhjetë fitore dhe dy humbje.

Takimi i parë është të mërkurën ndërmjet Lipjanit dhe Prishtinës së Re, dy skuadrat e fundit në renditje. Lipjanasit kanë 12 humbje në 12 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore, kurse prishtinasit një fitore dhe 11 humbje.

Liderja RC Cola Drita do të sfidohet nga Megasports, ku gjilanasit deri më tani kanë 11 fitore dhe një humbje, ndërsa Megasports në anën tjetër ka katër fitore dhe tetë humbje.

Marigona Hill Prishtina do të ndeshet me Feronikelin. Marigona Hill ka tetë fitore dhe katër humbje, kurse skuadra nga Drenasi tri fitore dhe nëntë humbje.

Takimi i fundit i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet AS Prishtinës dhe Vushtrrisë. Prishtinasit kanë dhjetë fitore dhe dy humbje, kurse vushtrriasit gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Liga e Parë - Java 13

E mërkurë

19:30 Lipjani vs Prishtina RE

E enjte

19:00 New Basket - Istogu (ARTMOTION/KUJTESA)

E premte

17:00 Megasports - RC Cola Drita

17:30 Marigona Hill Prishtina - Feronikeli

19:30 AS Prishtina - Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat