Goga Basket “leksion” Vllaznisë

Basketboll

Goga Basket “leksion” Vllaznisë

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:41
Goga Basket “leksion” Vllaznisë

Teuta e Goga Basket vijojnë të komandojnë Superligën në basketboll për meshkuj pas takimeve të javës së 3-të, me nga 6 pikë të plota. Ekipi i Teutës mundi pa shumë probleme 118-72 Barleti Eagles, sfidë mes dy ekipesh që ndodhen në skajet e kundërta të klasifikimit.

Fitore të rëndësishme jsahtë fushe korri Goga basket, që mundi 109-79 Vllazninë në Shkodër. Ndonëse pritej një përballje e fortë, mes dy ekipesh pretendente e të përforcuara me të huaj, në fushë dominuan durrsakët, më solidë se sa shkodranët, shumë larg pritshmërisë.

Fiton edhe Tirana, që mundi 99-73 Partizanin në derbin e kryeqytetit, ndeshje që rikthen bardheblutë te fitorja, ndërsa të kuqtë ende nuk kanë shijuar suksesin këtë sezon. Fitorja ngjit Tiranën në vendin e tretë, pas dy ekipeve durrsake.

Në kategorinë e parë për meshkuj, sërish një dyshe në krye të renditjes: Kamza Basket e Dinamo, që edhe këtë javë dolën fituese. Spikat fitorja e dinamovitëve, 85-81 ndaj Elbasanit rival, që pësoi humbjen e parë në kampionat.

Basketboll – Superliga, Meshkuj (java e 3-të)

Teuta – Eagles Basket, 118-72

Partizani – Tirana, 73-99

Vllaznia – Goga Basket, 79-109

Renditja: Teuta 6 pikë, Goga Basket 6 pikë, Tirana 5 pikë, Vllaznia 4 pikë, Partizani 3 pikë, Eagles Basket 3 pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë, Meshkuj (java e 3-të)

Apolonia – Skënderbeu, 52-74

Dinamo – Elbasani, 85-81

Kamza Basket – Flamurtari, 103-49

Renditja: Kamza Basket 6 pikë, Dinamo 6 pikë, Elbasani 5 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Flamurtari 3 pikë, Apolonia 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat