LeBron James thyen heshtjen pas lëndimit

Basketboll

LeBron James thyen heshtjen pas lëndimit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 08:10
LeBron James

LeBron James u lëndua dje në ndeshjen ndaj Atlanta Hawks.

LeBron u largua nga loja pas një dueli ku lëndoi kyçin e këmbës së djathtë.

James edhe pse pësoi lëndim, vazhdoi edhe disa minuta ku shënoi një tre pikësh para se të dilte nga loja përfundimisht dhe të drejtohej në zhveshtore.

Lëndimin e James e konfirmoi edhe klubi i Lakers, ku deklaruan se basketbollisti ka pësuar lëndim të rëndë në kyçin e këmbës dhe do jetë jashtë fushave për një kohë të caktuar.

Pas lëndimit, edhe vet James reagoi në rrjetin e tij social, Twitter.

“Asgjë nuk më acaron sesa paaftësia që të ndihmoj skuadrën time”, tha ai.

“Jam i lënduar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë”, tha James.

“Rruga e rikuperimit fillon tani. Do kthehem shpejt thuajse nuk u largova kurrë”, përfundoi LeBron James.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat