Mbrërmje problemesh

Basketboll

Mbrërmje problemesh

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:38
Mbrërmje problemesh

Ndeshjet e fundit në NBA kanë sjellë dëmtimet e dy prej yjeve të këtij sporti. Bëhet fjalë për James Harden, që luan me Brooklyn Nets dhe Andre Drummond, që luan me Lakers.

Houston fitoi 120-108 ndaj Houston, por kjo humbje solli dëmtimin e James Harden, që la fushën e lojës në periodën e katërt (17 pikë). Sipas mediave, “mjekra” pësoi një dëmtim në tendina. Gjithsesi, trajneri Steve Nash tha se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz dhe se lojtari do të rikthehet shpejt.

Në dëbutimin e tij me Lakers është dëmtuar edhe Andre Drummond. Ai luajti vetëm 14 minuta dhe më pas u detyrua të lërë fushën e lojës, për shkak të një dëmtimi në këmbën e djathtë. Mjekët thanë se lojtari nuk ka asnjë frakturë dhe se gjendja e tij do të verifikohet shpejt.

Ndërkohë, NBA, përmes një njoftimi zyrtar, ka  ëbërë me dijse se gjatë ditëve të fundit janë kryer 481 testime të lojtarëve dhe se një prej tyre ka dalë pozitiv.

Nuk bëhet me dije emri i lojtarit dhe skuadra e tij, por NBA konfirmon se ai ka hyrë në izolim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat